75 Mall Live Search
10:17 / E Hënë, 12 Gusht 2024 / S Z

Gjendet i vdekur një person në Obiliq, policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Hade të Obiliqit. Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po i trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/