75 Mall Live Search
14:35 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Fan Noli” në kryeqytet.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli”në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull, shtetas i huaj) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, shtoi Ahmeti.

Ajo theksoi se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /IndeksOnline/