Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22 e 30 minuta.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/