75 Mall Live Search
20:43 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / MSH

Gjendet i vdekur një person te “4 Llullat” në Prishtinë (PAMJE)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka dhënë detjae.

“Sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. 

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, deklaroi Borovci.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.