Gjendet i vdekur një shtetas i Turqisë në Pejë
Një shtetas i Turqisë në banesën e tij në Pejë është gjetur pa shenja jete, shkruan Indeksonline.
Lajmin e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion
“Pejë 24.12.2019-14:50. Raportohet se viktima mashkull K/Turk shtetas i Turqisë në banesën e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Indeksonline/