75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur roja e një lokali në Ferizaj

Raportohet se një roje e një lokali në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj është gjetur i vdekur dje në lokalin ku punonte. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia për Rajonin e Ferizajt.

 “Rasti ka ndodhur dje. Ne jemi informuar se është gjetur i vdekur një roje që ka qenë duke e siguruar një objekt afarist në fund të rrugës “Vëllezërit Gërvalla”, ka vdekur në një. Pronari i lokalit na ka njoftu ne edhe ekipet mjekësore, të cilat e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës. Viktima është i moshës 60-vjeçare. Vdekja dyshohet se është natyrale, meqenëse dyshohet se viktima ka pasur edhe më herët probleme shëndetësore. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Indeksonline/