75 Mall Live Search
14:51 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Një i dënuar është gjetur i vdekur brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Viktima është 40-vjeçari me iniciale F.V. nga Mallakastra.

Ai vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Policia thotë se 40-vjeçari dyshohet që të ketë varur veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.