75 Mall Live Search
10:45 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Gjendet i vrarë Endri Mustafa, i zhdukur që 3 ditë në Shkodër

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Livadheve, Shkodër.

Viktima është identifikuar si Endri Mustafa.

I riu nuk është i panjohur për policinë.

Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penalë dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera. Në 2016 u arrestua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M, ngjarje për të cilën edhe u dënua.

I riu prej 3 ditësh rezultonte i zhdukur ndërsa ditë e sotme është gjetur i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër. Zone e përdorur nga bandat kriminale për vrasje dhe tortura.

Arrestimi në 2016

Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Nga ana tjetër emri i tij del në pistë edhe në vitin 2020 gjatë operacioni ‘’Maranaj’’ sërish për fajde, ku ai u shpall në kërkim policor.