10:58 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjendet kloni i Halil Matoshit, ishte miliarder! (Foto)

Shefit të Zyrës për Informim në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, i është gjetur një person që përngjan shumë me të.

Bëhet fjalë për miliarderin saudit, Shejh Walid Juffali, i cili ndërroi jetë para dy vitesh, transmeton Indeksonline

Vlen të theksohet se ky i fundit ishte shef i njërës prej kompanive më të fuqishme në Arabinë Saudite.

Mirëpo, para se të vdiste, shteti e urdhëroi atë që të paguante 75 milionë funte për mirëmbajtjen e ish-gruas së tij Christina Estrada.