75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / MSH

Gjendet mall i kontrabanduar afër një veture, shoferi i iku policisë

Një veturë e dyshimtë, me targa vendore, është ndaluar dje në Leposaviq.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:20, raporton Indeksonline.

Në afërsi të vendit ku u ndalua vetura në fjalë, ndodhej një shtëpi e pabanuar, në të cilën u gjet mall ushqimor.

I njëjti mall dyshohet të jetë kontrabanduar dhe se i takonte shoferit që ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia bën të ditur se rasti i iniciuar si “Kontrabandim me mallra” është duke u hetuar/Indeksonline/