Gjendet minibusi i vjedhur në Prizren

Një minibus i cili ishte vjedhur para tri ditësh në Prizren, është gjetur mëngjesin e së martës, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se minibusi i është kthyer pronarit, ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është hapur vjedhje e rëndë./IndeksOnline/