Gjendet njëm mjet i dyshuar i pashpërthyer në Keqekollë
Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të shtunën në fshatin Keqekollë të Prishtinës.
Sipas policisë, rasti është raportuar më 12 korrik 2026, rreth orës 14:36. Pas marrjes së njoftimit, njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin.
Më pas, njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërhyrë, duke kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar, pa u shënuar asnjë incident.
“Keqekollë, Prishtinë / 12.07.2026 – 14:36. Është raportuar për një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e policisë.

