75 Mall Live Search
12:38 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjendet mjet shpërthyes në Lipjan, FSK dhe KFOR-i e marrin me vete mjetin e dyshimtë

Në fshatin Rubovc  të Lipjanit dy ditë më parë, një person ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes, teksa ishte duke marrë dru, shkruan Indeksonline.

Sipas raportit të policisë, në vendngjarje kishin dalë njësiti i FSK-së dhe KFORIT, duke larguar nga vendi mjetin e dyshimtë.

“Fshati Rubovc, Lipjan 20.10.2018 – 16:18. Është raportuar se dëshmitari mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë duke marrë dru kishte has në një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK-së dhe KFOR-it të cilët mjetin e dyshuar e kanë marrë me veti”./Indeksonline/