75 Mall Live Search
08:28 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjendet në Durrës trupi i pajetë i 31 vjeçarit, vijojnë kërkimet për 18 vjeçarin në Shëngjin

Trupi pajetë i 31-vjeçarit është gjetur mëngjesin e sotëm në det, në Gjirin e Currilave në Durrës. Pas njoftimit të dhënë nga dy shokët e tij me të cilët kishte shkuar në plazh, pasditen e djeshme nisën kërkimet në tokë e në det për gjetjen e shtetasit Donald Molla me origjinë nga Skrapari.

Numri i atyre që kanë humbur jetën në plazhet e Durrësit këtë qershor ka shkuar në tre pushues.

Ndërkohë, në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin vijojnë kërkimet për shtetasin E.M., 18 vjeç, i cili gjithashtu pasi hyri në det nuk është parë më nga familjarët.