Gjendet në mjet i pashpërthyer në Rahovec
Një mjet i pashpërthyer është gjetur në fshatin Dejn të Rahovecit.
“Një femër K/Shqiptare ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së saj ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar granatë dore, në mënyrë të sigurt./AktivPress