Gjendet nga fqinjët një person pa shenja jetë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjendur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Lipjan.
Ishin fqinjët e tij të cilët kontaktuan policin e Kosovës.
rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, përjcell IndeksOnline.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij, nga fqinja e tij ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.