75 Mall Live Search
14:20 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / OSH

Gjendet një 67 vjeçar pa shenja jete në Prishtinë

Një 67 vjeçar është gjendur pa shenja jete në mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Ajo tha se me urdhër të prokurotit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në   ndriçimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 67 vjeç,

Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, njoftoi ajo./IndeksOnline/