75 Mall Live Search
08:42 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / MSH

Gjendet një bombë e improvizuar në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, policia merret me rastin

Një rast i “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” është evidentuar në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Një ankues ka raportuar në polici se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vënë re dy qese në të cilat dyshohej se kishte mjet shpërthyes.

Policia ka dalur dje në vendin e ngjarjes dhe e kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.

Njësiti për deminim ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një bombë të improvizuar me detonator dhe telekomandë.

Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.