Gjendet një burrë i vdekur brenda një shtëpie të pabanuar në rrugën “C”

Një person është gjetur pa shenja jetenë rrugën “C” të hënën në Prishtinë.
Policia ka njoftuar të martën se trupi i pajetë është gjetur në një shtëpi të pabanuar gjatë punimeve në të.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.