Gjendet një femër e vdekur në Mitrovicë

Policia e Kosovës në raportin 24- orësh ka bërë të ditur se dje në orën 07:00 është gjetur pa shenja jetë një femër në Mitrovicën e Veriut.
Ndërkaq, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dëruar në IML për obduksion.
Ky është njoftimi i policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
VDEKJE E DYSHUAR
Rr. “Kral Petri”, Mitrovicë e Veriut 15.06.2020 – 07:00. Raportohet se në banesën e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajete e viktimës dërgohet në IML për obduksion.