75 Mall Live Search
13:03 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjendet një femër pa shenja jete, në Pejë

Sot, rreth orës 07:15, në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë, në tarracën e katit shtatë të një banese është gjetur një person pa shenja jete.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative-hetimore.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi B.L. (1999), femër, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe do të zhvillohen hetime intensive për të sqaruar rrethanat rreth këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.