75 Mall Live Search
09:42 / E Premte, 17 Shtator 2021 / OSH

Gjendet një grua pa shenja jete në Ferizaj

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një grua është hasur nga njësitet policore pa ndjenja.

Sipas raportit, e njëjta kishte ndërruar jetë, shkruan IndeksOnline.

“Ferizaj, 16.09.2021-15:56. Viktima femër kosovare nga njësitet policore është hasur pa ndjena. Është informuar emergjenca për ndihmë mjekësore e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/