75 Mall Live Search
09:04 / E Diele, 15 Maj 2022 / MSH

Gjendet një i vdekur në Prizren

Disa banorë në Prizren kanë raportuar dje në policis se një fqinj i tyre, i cili jeton i vetëm në banesë, nuk është parë për tri ditë, teksa banesa e tij kundërmonte erë.

Në vendin e ngjarjes dolen njësitet relevante policore dhe ato të zjarrfikësve, të cilat thyen derën e banesës dhe hasën në trupin e viktimës.

Mjeku koonstatoi vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë i tij u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.