11:55 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / L K

Gjendet një minierë në Zvicër me vetura të vjetra të Volkswagenit (Pamje)

Bob Thisseni, një studiues që publikon rregullisht punën e tij në kanalin e tij në YouTube , zbuloi një varrezë të fshehur të klasikëve të Volkswagen.

Dhjetra Beetles, Golf dhe Passat kanë mbetur në një minierë të braktisur në Zvicër që shtrihet për gati pesë kilometra dhe ka tre kate.

Bëhet fjalë për makina të viteve ’60-të dhe ’70-të që tashmë konsiderohen si “koleksionistë” me vlerë.

Studiuesi holandez thotë se janë rreth 40 ekzemplarë që janë në “gjendje çuditërisht të mirë”, shkruan Indeksonline.

Edhe pse lagështia ka dëmtuar pjesën e brendshme të shumicës së makinave, Thisseni pretendon se trupat janë ende të ruajtura mirë. Por duke qenë se është një zonë e lagësht, fatkeqësia e kohës ka bërë të vetën.

Thissen nuk zbuloi vendndodhjen e saktë të minierës, por tha se shumë nga makinat ishin braktisur dhe lënë pas kur ishin krejt të reja.

Raportet e mediave lokale thanë se ishte e paqartë se kush i zotëronte të gjitha makinat, por disa sugjeruan se miniera mund të ishte përdorur si një zonë magazinimi për një tregtar që dëshironte të përdorte motorët si pjesë rezervë./Indeksonline/