Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e një mjeti shpërthyes në fshatin Cemjan të Gjakovë.
Njësiti për deminim i PK-së ka larguar mjetin pa incidente.
“Fsh.Cermjan, Gjakovë 13.08.2024-18:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjet një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar mjetin e dyshuar ,ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në njoftim.