75 Mall Live Search
08:57 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / MSH

Gjendet një mjet i dyshimtë në Kaçanik

Në fshatin Kaçanik të Vjetër është gjetur një mjet i dyshimtë.

Një ankues raportoi dje në polici se mjetin e gjeti në një livadh, shkruan IndeksOnline.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes me shirit të sigurisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këta të fundit kanë bërë tërheqjen në mënyra të sigurt të mjetit të dyshimtë./IndeksOnline/