75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjendet një mjet i dyshimtë në kopshtin e një banori në Podujevë

Një banor në Podujevë ka raportuar se në kopshtin e tij ka hasur në një mjet të dyshimtë.

Policia me këtë rast ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it amerikan e ka tërhequr mjetin e dyshimtë në mënyrë të sigurt, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/