75 Mall Live Search
09:27 / E Diele, 12 Qershor 2022 / LB

Gjendet një mjet i dyshuar në Skenderaj

Një mjet i dyshuar është gjetur dje në fshatin Radishevë të Skenderajt.

Policia ka njoftuar se mjeti ka qenë i llojit “Mortaj” e dorës, e cila ka qenë e zbrazët dhe pa predhë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i FSK-së për deminim dhe ka bërë tërheqjen e mjetit.

Në raport thuhet se nuk ka pasur ndonjë incident.