Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Brezovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer në Brezovicë dje në mesditë.
Mjetit të dyshuar i është bëre deminim nga forcat e KFOR-it dhe FSK-së.
“Një mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, thuhet në raport, përcjell IndeksOnline.