12:02 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjendet një mjet shpërthyes i dyshimtë, në Obiliq

Është gjendur një mjet shpërthyes i dyshimtë, në Obiliq, gjatë kohës që ishin duke u kryer disa punime. Me njëherë pas kësaj  njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Njësiti i FSK-së dhe KFORI-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërhëqjen e mjetit të dyshuar  pa ndonjë incident.

Këto janë informacionet e dhëna nga raporti 24- orësh i Policisë së Kosovës, ndërsa nuk ka informacione për detaje të tjera./Indeksonline/