75 Mall Live Search
09:10 / E Enjte, 23 Janar 2025 / FR

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Malishevë

Një burrë ka raportuar në polici se të mërkurën duke ecur në fushë në një lis ka vërejtur një mjet të dyshimitë në fshatin Shkozë të Malishevës.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë njësia për deminim.

“Shkozë, Malishevë / 22.01.2025 – 14:35. Ankuesi m/k ka njoftuar se derisa ka qenë duke ecur në fushë,  në një lis ka vërejtur një mjet të dyshimtë. Njësia policore është duke e siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim”, thuhët në njoftimin 24-orësh të policisë./Indeksonline/