75 Mall Live Search
09:05 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Një mjet i pashpërthyer është gjetur në fshatin Mandaj të Gjakovës.

Sipas policisë, një ankues kishte raportuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në mëngjesin e djeshëm.

Njësitet relevante policore dhe ato të FSK-së kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Pas sigurimit të vendit, FSK ka asgjësuar mjetin e dyshuar.