75 Mall Live Search
10:12 / E Hënë, 28 Mars 2022 / MSH

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Koshare

Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje në fshatin Koshare të Gjakovës.

Dëshmitari kishte raportuar në polici se e gjeti mjetin derisa ishte duke punuar.

Njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Në bashkëpunim me njësitet përkatëse të FSK-së, është deminuar mjeti dhe gjithçka ka qenë në rregull.