75 Mall Live Search
09:15 / E Diele, 28 Gusht 2022 / A. M.

Gjendet një mjet i pashpërthyer në liqenin e Badovcit, ndërhyn FSK

Një mjet i pashpërthyer është gjetur në breg të Liqenit të Badovcit, në Graçanicë.

Mjeti i dyshuar është tërhequr nga FSK-ja pa ndonjë incident, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja ka ndodhur të shtunen rreth orës 14:50.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke gjuajtur peshk, në breg të liqenit ka vërejtur një mjet të pa shpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./IndeksOnline/