75 Mall Live Search
09:16 / E Diele, 05 Qershor 2022 / MSH

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Novosellë të Pejës, daton nga lufta e dytë botërore

Në fshatin Novosellë të Pejës, pasditën e së premtës është gjetur një mjet shpërthyes.

Rastin e ka raportuar në polici një ankues, i cili edhe e kishte hasur këtë mjet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante dhe ato të deminimit të FSK-së.

Me kujdes është bërë tërheqja e mjetit, i cili dyshohet se ka mbetur që nga lufta e dytë botërore.

“Nuk raportohet për ndonjë incident” thuhet në njoftimin e policisë.