Gjendet një mjet i pashpërthyer në Prishtinë

Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se ka gjetur një mjet të pashpërthyer.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”, mbrëmë rreth orës 21:34, raporton Indeksonline.
Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, deri në daljen në terren të Njësisë për trajtimin mjeteve eksplozive si dhe njësisë K9.
Policia bën të ditur se mjeti i dyshimtë në fjalë është një granatë dore, e cila është tërhequr pa ndonjë incident./Indeksonline/