Gjendet një mjet i pashpërthyer në Suharekë
Një mjet i pashpërthyer është gjetur pasditën e së premtes, në Suharekë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Papaz, shkruan IndeksOnline.
Policia ka pranuar informacionin për mjetin, teksa në terren u asistua nga njësitet për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Nga policia bëjnë me dije se mjeti i dyshimtë është asgjësuar në mënyrë të sigurt./IndeksOnline/

