75 Mall Live Search
11:44 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjendet një mjet shpërthyes në Istog

Një mjet shpërthyes është gjetur gjatë ditës së djeshme në fshatin Banjë të komunës së Istogut.

Një dëshmitar ka njoftuar se derisa kishte qenë duke pastruar parkun e një hoteli ka hasur në një mjet shpërthyes.

Vendin e ngjarjes e kanë siguruar njësitë policore, ndërsa njësitë e FSK-së dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt, pa ndonjë pasojë e kanë bërë shpërthimin e mjetit të dyshuar, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/