75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / F.R

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Është gjetur një mjet shpërthyes të mërkurën rreth orës 11:50 në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, njësia për deminim e FSK-së  kanë tërhequr mjetin e dyshuar shpërthyes.

“Rr. ‘Idriz Ngucati’, Prizren 20.08.2025 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarje, ndërsa njësia për deminim e FSK-së  ka tërhequr mjetin e dyshuar shpërthyes”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/