75 Mall Live Search
22:37 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Gjendet një mjet shpërthyes në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovës, Policia po merret me rastin

Një mjet i dyshimtë shpërthyes është gjetur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industruale në Prishtinë.”

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, u shprehë ajo./Indeksonline/