09:40 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gjendet një mjet shpërthyes në Stacionin e autobusëve, në Pejë

Gjatë orëve të para të ditës së sotme një mjet shpërthyes është gjetur në Stacionin e autobusëve, në Pejë.

Klan Kosova nga burime të veta mëson se bëhet fjalë për një granatë dore të vendosur te (platformat) peronat e autobusëve.

Ndërsa rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 5:45 Policia e Kosovës është njoftuar nga një punëtor i Stacionit të autobusëve se ai kishte gjetur një mjet shpërthyes te peronat. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar perimetrin e caktuar teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Njësiti për deminim i policisë, i cili e ka larguar mjetin shpërthyes”, deklaroi Rugova

Po ashtu Rugova tregoi se rasti mbetet nën hetim.