75 Mall Live Search
08:59 / E Hënë, 08 Prill 2024 / mp

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, nisin hetimet

Gjendet pa shenja jete një person të dielën në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Arsyet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.

“Raportohet se nga ekipi mjekësor është pranuar informata për një trup të pa jetë të viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.