75 Mall Live Search
11:39 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjendët një person i vdekur në Pejë

Sot me datë 01.12.2019 rreth orës 07:08 min. Policia e Kosovës – Drejtoria  Rajonale  Pejë, ka pranuar informacion  se në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’- Pejë  në një kanal, ishte vërejt një person i shtrirë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit në atë lokacion kanë dalur njësite  policore, njëkohësisht ka dalë edhe ekipi mjekësor me autoambulancë të cilët pas kontrollit nga mjekët është konstatuar se shtetasi B.B. i lindur në vitin 1965 ( m /sh / K ) ishte pa shenja jete dhe vlen të ceket se në shikimin vizual tek ky person nuk vërehen shenja të lëndimeve.

Me  hetimin e këtij rasti janë duke u marr Njësiti Rajonal i Hetimeve, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tij, trupi i pa jetë është bartur nga vendi i ngjarjes për tu dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.