Gjendet një person i vdekur në podrum në Klinë

Një person është gjetur i vdekur para disa minutash në komunën e Klinës.
IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se viktima është gjetur pa shenja jete në podrumin e ndërtesës ku jetonte.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për IndeksOnline tha se njësiti policor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
