Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij, në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij, në Komunën e Gjakovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, shkruan IndeksOnline.
“Gjakovë 02.01.2020 – 13:20. Ankuesi mashkull k-shqiptar ka informuar se në shtëpinë e tij ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull k-shqiptar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/