Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan, ishte mbyllur për ditë të tëra

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.
Sipas policisë, viktima nuk ka dalë nga shtëpia për 3 ditë, ku me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Shillovë, Gjilan / 02-04.08.2024 – NN. Policia është njoftuar nga dëshmitarët se një mashkull kosovar nuk e kanë parë të ketë dalë nga shtëpia për 3 ditë. Me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/