14:10 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / k.v

Gjendet një person pa shenja jete në Mitrovicë, policia nis hetimet

Sot datë 26.01.2022, rreth orës 11:30, policia ka pranuar një informatë se në rr: “ Shala e Bajgores’’ Mitrovicë në vendbanimin e tij, dyshohet se një person është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit kompetente si dhe emergjenca nga Spitali Rajonal Mitrovicë, ku mjeku ka konstatuar se viktima M.T., 72 vjeçar, është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori, dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.