23:13 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gjendet një person pa shenja jete në Mitrovicë

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e vona të mbrëmjes në hyrje të tunelit të Bairit në komunën e Mitrovicës.

Dyshohet se trupi i pajetë i 64 vjeçarit është i babait të Ermal Kamberajt, i cili u vra afro dy vite më parë në një lokal të Mitrovicës.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga drejtoresha e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci.

“Rreth orës 20:22 është njoftuar Policia për një trup të pajetë te tuneli në Mitrovicë. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi është dërguar për obduksion. Dyshimet e para janë se vdekja ka qenë natyrale sipas simptomave”, ka thënë ajo./Indeksonline/