75 Mall Live Search
10:46 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / L K

Gjendet një person pa shenja jete në një veturë në Sllatinë

Një person është gjendur i vdekur në një veturë në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se Policia me njëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjeket emergjentë të cilët edhe e kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull.

“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët kujdestarë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha Borovci./IndeksOnline.