Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës në Pejë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi deklaroi për Indeksonline se në rrugën “Mbreti Pirro” u gjet i shtrirë një person, teksa mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 21:16, Policia është njoftuar se në rrugën “Mbreit Pirro” një person është i shtrirë. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar edhe emergjenca e QMF-së. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente policore” deklaroi Gashi.
Ai shtoi se akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes së viktimës./Indeksonline/